Mirëmbajtja e autostradës “Arbën Xhaferi” – Njëra kompani pastroi borën, tjetrës “s’i doli” gjumi

E publikuar: 11/01/2025 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy kompani janë të ngarkuara me punë për mirëmbajtjen e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Puna e tyre ndahet me segmente te autostradës, dhe si duket sot, njërës prej tyre, nuk i doli gjumi.

Stuhia e borës që goditi vendin, e zuri kompaninë “Damastioni” të papërgatitur për të kryer punën e saj.

Ndërkaq, në segmentin qe i takon, kompania “Arbotec” u sigurua që rruga të jetë e lirë për qarkullim dhe trafiku të mos rrezikohet nga ngricat e borës.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shohim se si njëri segment i autostradës sot ishte mirë i pastruar dhe lehtë i qarkullueshëm, ndërkaq tjetri ishte “për gjynah”.