Drita ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.
Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1, ku “Intelektualët” treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Pas takimit ka folur trajneri i prishtinasve, Mirel Josa, i cili ka thënë se gabimet në mos konkretizim të rasteve, dhe shfrytëzimi të mundësive të Dritës, erdhi deri tek fitorja e gjilanasve.
“Kur gabon në shënimin e golave edhe kjo ndodh. Ne krijuam epërsi, megjithatë, Drita rriti cilësinë e lojës dhe arriti golin e barazimit”.
“Ne kishim raste të tjera me Khalid, por nuk arritën sërish të shënonim. Por, nuk dua të justifikoj skuadrën time, ekipi më i mirë fitoi”.
“Nuk është problem ambientimi i lojtarëve të transferuar, ne është dashur ta mbanim topin dhe ta dorëzonim te kundërshtari aq lehtë”, tha Josa.
Foto: Arbios Kryeziu/Telegrafi
Theksojmë se golashënues për Prishtinën ishte Gauthier Mankenda gjersa te ekipi fitues, Fidan Gërbeshi si dhe Betim Haxhimusa.
Theksojmë se kjo ishte Superkupa e parë për kampionin e Kosovës, Dritën në futboll gjersa Prishtina deri më tani ka fituar nëntë sosh. /Telegrafi/

















