Miratohet “Rezoluta e Hagës”, veç një deputet kundër

E publikuar: 12/02/2026 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka miratuar “Rezolutën për Hagën”, me 90 vota për, 1 kundër.

Rezoluta kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Një të tillë e ka miratuar më herët edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.