Miratohet Projektligji për Shërbimet e Pagesave, Murati: Hap rrugë drejt integrimit në SEPA

E publikuar: 09/10/2024 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, sot ka miratuar Projektligjin për Shërbimet e Pagesave, për këtë ka folur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka deklaruar se ky vendim hap rrugë për integrimin e sistemit financiar të Kosovës në zonën SEPA.

“Sot në Qeveri miratuam Projektligjin për Shërbimet e Pagesave përmes së cilit do të hapet rruga e integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area)”, ka deklaruar Murati.

“Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve”.