Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Pas debatit afër dy orësh, ky projektligj u miratua me 63 vota për, ndërkaq 19 deputetë opozitarë votuan kundër.
Seanca e jashtëzakonshme po vazhdon me pikat e tjera të rendit të ditës, mes tyre edhe Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

















