
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme e në kushte po ashtu të pazakonshme, miratuan Projektligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016.
Për Buxhetin votuan 71 nga 79 deputetët e pranishëm në sallën alternative, ndërsa kundër ishte vetëm 1, ndërsa votën nuk e deklaruan 7 të tjerë.
Deputetët e opozitës – të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma për Kosovën – nuk ishin prezentë në sallë gjatë votimit.