Miratohet ligji për Fondin Sovran, reagon Kurti: Ndërmarrjet publike do t’i shndërrojmë në korporata të fuqishme

E publikuar: 15/12/2023 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran. 62 deputetë, kanë votuar pro këtij projektligji, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshin 47 amendamente.

Lidhur me Fondin Sovran ka shkruar sot edhe Kurti duke thënë se Fondi Sovran do të punojë t’i shndërrojë ndërmarrjet publike në korporata të fuqishme të vendit dhe më gjerë.

“Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit dhe më tej.”, ka shkruar Kurti.