Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projekt-buxhetin për vitin 2026.
Për votuan 62 deputetë, ndërkaq kundër ishin 36 deputetë nga partitë opozitare.
Ky buxhet rreth 4 miliardësh u tha se është i përkohshëm dhe emergjent dhe se i njëjti do të rishikohet në muajt në vazhdim.
Në seancën e sotme nuk u përkrahën asnjë amendament i partive opozitare të cilët kishin implikime financiare, ndërkaq u mbështetën dy amendamente për përfshirje në buxhet të buxhetit të Komunës së Prishtinës dhe Shtimes.


















