Me 78 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Buxheti për vitin 2016.
Në seancë e cila po mbahet në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës deputetët e pozitës pas disa diskutimeve e votuan Buxhetin.
Ndërkaq deputetët e opozitës janë përjashtuar nga seanca por ende janë duke qëndruar në sallën kryesore të Kuvendit.