Është miratuar në lexim të dytë shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.
Për votimin e këtij projektligji kanë votuar 66 deputetë. Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.,
Gjithashtu, është miratuar në shqyrtim të dytë Projektligji nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, shkruan Gazeta Express.
Për miratimin e këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë.
Nuk kishte asnjë votë kundër apo apstenim për asnjërën nga dy projektligjet.