Miratohen masat e reja, por nuk tregohet se cilat janë ato

E publikuar: 01/03/2022 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, i ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Në njoftimin e publikuar, ekzekutivi nuk bën të ditur se cilat janë ato.

“Është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje, u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”.

Por, sipas raportimeve nga mediat, ora policore do të hiqet dhe do të hapen klubet e natës.