Miratimi në parim i buxhetit 2023, Kurti: Buxheti i ardhshëm do të jetë më shumë për të gjithë

E publikuar: 17/11/2022 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan për dhe miratuan në parim buxhetin e vitit të ardhshëm, për të cilin thotë se reflekton prioritetet e programit qeverisës nga i cili fiton qytetari.

“64 vota PËR në parim për buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023. Falënderoj secilin deputet dhe secilën deputete që përmes votës së tij dhe të saj i dha sot mbështetje në lexim të parë buxhetit për vitin e ardhshëm që reflekton prioritetet e programit qeverisës e nga i cili përfiton qytetari dhe Republika” ka shkruar Kurti në Facebook.

Mes tjerash, Kurti thotë se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më shumë për të gjithë, njofton Klankosova.tv.

“Më shumë për shëndetësinë me më shumë profesionistë shëndetësorë dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Më shumë për bujqësinë. Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin dhe më shumë për arsimin. Më shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes më shumë çerdheve dhe më shumë edukatorë e staf për çerdhe. Më shumë për fëmijët nëpërmjet shtesave për ta dhe më shumë asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Më shumë për mbrojtjen dhe sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë. Më shumë inspektorë. Më shumë rezerva shtetërore. Më shumë për ndërmarrjet publike. Më shumë terminale doganore shtetërore. Më shumë për komunat. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.