Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar sot raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm.
Ai theksoi se opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
“Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si si shtet anëtar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill.” – shkroi Kurti.
Today, @PACE_Political has taken a significant stride forward for Kosova. The Opinion confirms Kosova's fulfillment of all membership prerequisites and recommends extending an invitation for Kosova to join the @coe as a member state. @PACE_News will vote on the Opinion in April.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 27, 2024