Bukuroshja 34-vjeçare, nënë e djalit Flynn, të cilin e ka me aktorin Orlando Bloom, po pret fëmijën e parë me krijuesin e aplikacionit “Snapchat”, Evan Spiegel.
“Miranda, Evani dhe Flynn mezi po presin ardhjen e anëtarit të ri të familjes”, ka thënë një zëdhënës i çiftit.
Miranda më herët gjatë vitit kishte thënë se do të provojë për fëmijë pas martesës me Spiegelin.


















