Miranda do të largohet nga Interi, drejt rikthimit në vendlindje

E publikuar: 27/12/2018 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joao Miranda po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Interit.

Mbrojtësi brazilian ka humbur vendin në formacionin bazë pas ardhjes së Stefan De Vrij.

Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga Neroazzurrët gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e brazilianit duket se do të jetë në vendlindjen e tij Brazil.

Është skuadra e Flamengos ajo që ka shprehur dëshirë për transferimin e qendërmbrojtësit.

Joao Miranda (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Klubi brazilian ka kërkuar nga lojtari të zgjidhë kontratën me Interin për tu transferuar si futbollist i lirë në janar.

Flamengo gjithashtu ka kërkuar nga Neroazzurrët edhe huazimin e sulmuesit Gabigol.

Gjithsesi në garë për Mirandan mbetet edhe skuadra spanjolle Sevilla. /Telegrafi/