Miqësore Kosovë-Maltë?

E publikuar: 18/09/2015 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një takimi mes ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, është biseduar për mundësin që Kosova të zhvillojë një ndeshje miqësore me Maltën.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën me dije se, kanë biseduar me krerët e FFK-së për mundësinë e organizmit të një ndeshje futbolli mes përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Maltës.

Nuk dihet ende data e saktë, por ka shumë mundësi që miqësorja të zhvillohet gjatë muajit tetor.