Drita ka arritur që shumë shpejt të kalojë në epërsi ndaj ekipit nga Islanda, Breidablik, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ishte minuta e tretë kur Arb Manaj kaloi gjilanasit në epërsi pas një aksioni të ndërtuar mirë.
Ndeshja po zhvillohet në Islandë dhe ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani do të synojë rezultat pozitiv, që ta ketë më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit javën tjetër në “Zahir Pajaziti”.