Minsitri Sefaj: Policia do t’i zbatojë me rigorozitet masat që dalin nga Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor

E publikuar: 10/01/2018 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i madh i aksidenteve në trafikun rrugor është bërë mjaft shqetësues. Lidhur më këtë ka reaguar edhe Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme.

Sefaj ka thënë se masat e ashpra të Ligjit të ri për kundërvajtjet në trafikun rrugorë do të zbatohen në përpikëri nga ana e Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ka thënë se, ministria të cilin ai e drejton, së bashku më institucionet relevante do të ndërmarrë edhe hapa të tjerë me qëllim të minimizimit të aksidenteve në trafik. Këto deklarata ministri i ka bërë në rrjetin e tij social facebook.

Ky është postimi i plotë:

Numri i madh i aksidenteve në trafikun rrugor është bërë mjaft shqetësues tash e sa kohë. Policia e Kosovës do t’i zbatojë me rigorozitet masat që dalin nga Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ligji i ri i Trafikut Rrugor parasheh gjoba të ashpra, por të domosdoshme për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion.

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku më institucionet relevante do të ndërmarrë edhe hapa të tjerë me qëllim të minimizimit të aksidenteve në trafik, si përmirësimi i sinjalistikës dhe vendosja e radarëve statikë nëpër akset rrugore ku rrezikshmëria për aksidente të mundshme është më e madhe.