Minjtë shkaktojnë kaos në Parlament (FOTO / VIDEO)

E publikuar: 10/04/2015 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikush ka lëshuar një grumbull minjsh gjatë një seance parlamentare, ku po diskutohej për skandalin e korrupsionit që kishte të bënte me kompaninë gjysmë-publike të naftës “Petrobras”, në Brazil, duke shkaktuar kaos në mesin e deputetëve, personelit të sigurisë dhe gazetarëve.

Pak çaste pas hyrjes në sallë të thesarmbajtësit të Partisë së Punëtorëve (PT) në pushtet, Joao Vaccari, dikush ka lëshuar një numër të madh minjsh në podium. Me ngjyrë të kaftë, minjtë vraponin sa andej sa këndej nëpër tepihun e gjelbër të sallës së mbushur, para një Joao Vaccari të shtangur, përcjell “Zëri” informacionin e publikuar nga mediet ndërkombëtare.

Nën britmat e deputetëve, që kërkonin agjentët e sigurisë dhe që kërkonin që takimi të mos shndërrohej në “cirk”, një person është nxjerrë me forcë nga salla. Jorge Sola, deputet i PT-së, ka akuzuar deputetin Waldir Soares de Oliveira të partisë opozitare PSDB se ka organizuar bashkë me një person tjetër lëshimin e këtij grumbulli minjsh, gjë që i apostrofuari e ka mohuar, përcjell “Zëri”.

Qetësia është kthyer disa minuta më vonë dhe seanca gjatë të cilës është dëgjuar arkëtari Joao Vaccari ka rinisur. Joao Vaccari është objekt i një hetimi të prokurorisë, meqë dyshohet për korrupsion dhe financim ilegal të partisë, e cila drejton Brazilin që prej 12 vitesh. /Zëri/

Image

Image