Miniti 60 minuta takim me Xhafajn, Habilajt, kryefjala e diskutimit

E publikuar: 03/11/2017 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dosja ‘Habilaj’, hetimet në Shqipëri, të përfshirët në këtë grup kriminal dhe trafiku i drogës mësohet se kanë qenë tema kryesore e takimit 60 minutësh të ministri të Brendshëm të Italisë, Marco Miniti me Fatmir Xhafën.

Ministri italian, i shoqëruar nga drejtuesit kryesorë të Policisë Italiane dhe të ministrisë që ai drejton, duket se kanë ardhur me një mision të qartë në Shqipëri: Të vendosin pikat mbi ‘i’.

Në takim mësohet se është diskutuar në lidhje me personat që janë të kërkuar nga Italia dhe që fshihen në vendin tonë. Një temë e veçantë ka qenë edhe ‘Dosja Habilaj’. Disa prej personave të kërkuar ndodhen në Shqipëri dhe policia ende nuk i ka vënë në pranga.

Ministri Miniti është interesuar për hetimet që po bëhen në vendin tonë për këtë grup kriminal që ka trafikuar të paktën 20 milionë euro kanabis drejt Italisë.

Ministri italian, Marco Miniti ka nisur edhe një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.