Ministrja serbe: Kosova është njohur nga shumë shtete

E publikuar: 03/08/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq, tha se Serbia pret që deri në fund të vitit të hap tre kapituj të tjerë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo për TV Pink ka thënë se hapja e kapitujve të rinj është e rëndësishme, sepse kjo tregon se Serbia është një vend i qëndrueshëm.

Joksimoviq ka thënë se nuk është është e rëndësishme data se kur vendi i saj do të bëhet anëtar i BE, por është e rëndësishme sipas saj “të dihet se dyert e BE-së janë të hapura për Serbinë”, transmeton Klan Kosova.

Ministrja serbe tha se kapitulli më i vështirë është ai i 35-ti në lidhje me marrëveshjen e Brukselit, por shtoi se duhet të jetë realiste, dhe se hapja e këtij kapitulli nuk do të thotë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës duke shpjeguar se edhe pse një numër i shteteve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shumë prej tyre nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ajo e ka vlerësuar iniciativën e Presidnetit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ngritur çështjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ” për të parë se ku jemi”, transmeton Klan Kosova.