Ministrja Reshitaj takoi përfaqësuesit nga BB dhe Autoritetin Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër

E publikuar: 27/09/2017 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë, të kryesuar nga z. Marco Mantovanelli si dhe z. Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër- “Kartverket”. Të njëjtit e uruan ministren për detyrën e re dhe ofruan mbështetje në realizimin e projekteve në fushën e mjedisit, transmeton infosot.

Në takime u diskutua për projektet e përbashkëta, inicimi i projekteve të reja, riorganizimin e kadastrit, mihjet në Kosovë dhe çështjet tjera qe ndërlidhen me mjedisin.

Ministrja Reshitaj, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e saj maksimal në ri-organizimin sa më të shpejtë dhe efikas të kadastrit në harmoni me standardet evropiane dhe sugjerimet e donatorëve ndërkombëtar.