Ministrja Hajdari s’do pyetje për rezervat shtetërore, i thotë gazetarit “a je prokuror” dhe “mbylle këtë temë”

E publikuar: 20/11/2024 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Minsitrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ishte e ftuar në një emision në televizionin publik ku ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për rezervat shtetërore.

Madje, Hajdari i drejtohet moderatorit të emisionit me pyetjen ‘A je prokuror?’.

Ajo i ka kërkuar gazetarit që mos ta pyes në lidhje me rezervat shtetërore.

“Të lutem a jeni ju sot prokuror a po gazetar. Të lutem mbylle këtë temë”.

Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë videon ku Hajdari refuzon të përgjigjet në pyetjet e gazetarit: