Ish- kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe anëtarëve të bordit që e shkarkuan.
Në dosjen e siguruar nga gazeta “Epoka e re”, duke i’u referuar nenit 79 paragrafi 1 të KPPRK-së ushtrohet kallëzim penal lidhu me,
1) Keqpërdorim i pozitës dhe autoriteti zyrtar
2) Cenim i të drejtave në marrëdhënien e punës.
Me 15 prill bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” ka shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi.
Ibrahimi e pati cilësuar shkarkimin e tij polik dhe kishte paralajmëruar padi.
Gazetare, Albulena S. MAVRAJ