Ministrja e Integrimeve: Kosova do të kërkojë nga Bashkimi Evropian plan konkret të integrimit

E publikuar: 10/11/2017 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e qeverisë ministrja Dhurata Hoxha foli për agjendën europiane të Kosovës.

Ministrja e Integrimeve Europiane Dhurata Hoxha në mbledhjen e sotme të qeverisë foli për agjendën europiane të Kosovës për vitin 2018.

“Sa u përket hapave të ardhshëm të javës tjetër ne Bruksel, qeveria do të hapë një diskurs për reforma, ku kërkojmë avancimin e Kosovës në procesin integrues”, tha Hoxha.

Ministrja më tutje përmendi takime që do të zhvillohen me zyrtarë europianë.

“Në dhjetor do të qëndrojë drejtoresha për programin perëndimor ku do të bisedojmë për këtë program me qëllim që të gjithë të dakordohemi për një plan veprimi komplet me afate reale për reformat e vitit 2018”, tha Dhurata Hoxha.

Ajo më tutje deklaroi se synim i ministrisë është që Kryeministri Ramush Haradinaaj së bashku me komisionarin Hahn të flasin edhe për nivelin e lartë të dialogut 2018.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Bedri Hamza, ministër i Financave tha se ndryshim-plotësimet e këtij ligji janë bërë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ky projektligj mundëson ndryshimin e letrave me vlerë, dhe këto dispozita do të bëjnë që këto të përdoren për qëllime të brendshme për të rritur vlerën e tyre. Këto mjete do të përdoren për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për interesa të qytetarëve të Kosovës”, tha Hamza.