Nuk ka vonuar shumë dhe është emëruar zëvendësministri i 62-të në Qeverinë e Kosovës.
Sekretari i Nismës në degën e Prizrenit, Afrim Bekteshi, është bërë zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, raporton KTV.
Por ky numër kaq i madh i zëvendësministrave, po u nxjerr telashe institucioneve që kanë obligim tu sigurojnë hapësirë.
Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale e Media, ministri Mahir Yagcilar tha se po sfidohen nga numri i kërkesave për hapësirë e automjete.
Po këtë ditë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një porosi për ministrat e tij. Ai ka kërkuar që zëvendësministrat të ngarkohen me përgjegjësi konkrete dhe të raportohet për to.


















