Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, e ka mohuar lajmin se dy persona kanë vdekur sot nga Coronavirusi në Kosovë.
Hoti ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë.
“Nuk është i vërtetë lajmi për vdekjen e dy personave në Klinikën Infektive”, ka thënë Hoti për T7.
Gjatë ditës së sotme në disa media është raportuar se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy persona, të prekur nga Covid-19, duke e çuar në 33 numrin e viktimave.
Ndërkohë që numri i viktimave nga COVID-19 është 31.