Ministria e Shëndetësisë ka disa muaj që po i furnizon institucionet shëndetësore me dorëza sterile në vend të atyre për një përdorim.
Dallimi në çmim është i madh. Përderisa dorëzat për një përdorim kushtojnë 0.02 centë, dorëzat sterile kushtojë 0.53 centë. Brenda një viti në sistemin publik spitalor të Kosovës shpenzohen rreth 4 milionë palë dorëza që blihen me çmim 0.02 centë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e fajëson Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ministria nuk jep përgjigje të qartë pse po blihen dorëzat e shtrenjta.
Ministria e Shëndetësisë ka rreth gjashtë muaj që nuk i ka furnizuar në mënyrë të rregullt spitalet me dorëza për një përdorim…