Ministria e Mbrojtjes: Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje – një gjë e tillë s’pritet të ndodhë

E publikuar: 11/10/2024 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar pas disa lajmeve se ministri Ejup Maqedonci ka ofruar dorëheqje.

Në një përgjigje zyrtare, Ministria e Mbrojtjes ka demantuar këtë lajm, duke thënë se një gjë e tillë nuk planifikohet të ndodhë.

“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në përgjigje.