Ministria e Kulturës paditet nga iniciatorët e Muzeut të Fëmijëve të Luftës 

E publikuar: 03/12/2025 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marigona Shabiu, nga Iniciativa për të Drejtat e të Rinjve, ka njoftuar se ka paditur Ministrinë e Kulturës, pas vështirësive që po hasin në mbarëvajtjen e Muzeut të Fëmijëve të Luftës, e që lehtësim nuk po gjejnë te ky institucion.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo thotë se janë detyruar të gjejnë një hapësirë private, për ta mbajtur “gjallë” këtë muze, mirëpo që e njëjta, është mjaft e kushtueshme.

Shabiu thotë se pavarësisht aplikimit të fondeve publike, ky muze nuk ka përfituar asgjë nga Ministria e Kulturës, prej nga dhe ka nisur padia.

“Aplikimi ynë nuk është vlerësuar, sipas informacioneve, as nuk ka hyrë në proces të vlerësimit”, tha ajo.