Ministria e Infrastrukturës: Nuk ia huqëm me “Easy Jet”

E publikuar: 25/03/2016 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media ka thënë se nuk “ia ka huqur” siç është spekuluar në lidhje me kompaninë “Easy Jet Airlines”.

Kjo ministri thotë se e ka njoftuar publikun se aktualisht operon “Avio Kompania “Easy Jet” e regjistruar dhe e licencuar në Zvicër, ndërsa, prej të dielës, më 27 mars 2016, fillon me fluturime Avio Kompania “Easy Jet” e regjistruar dhe e licencuar në Mbretërinë e Bashkuar, siç ju kemi njoftuar paraprakisht. Pra, kemi të bëjmë me dy Avio Kompani”.