Ministria e Infrastrukturës, ngrit cilësinë e aftësimit të ligjëruesve profesional për patentë shoferë

E publikuar: 29/08/2018 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar udhëzimin administrativ NR. 09/2018 për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ NR. 21/2017 për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit.

Plotësimet dhe ndryshimet e bëra kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për aftësimin e ligjëruesve profesional në fushën e patentë shoferit.

Një nga ndryshimet është kohëzgjatja e dhënies së autorizimit për subjektin, i cili tani është 5 vjet.

Gjithashtu sigurohet cilësia e programeve për seminaret e nevojshme të cilat duhet të akreditohen nga organi kompetent, Agjencia e Kosovës për Akreditim.