Lajmet

Ministria e Ekonomisë shtyn afatin e aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2

28.07.2026 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ministria e Ekonomisë shtyn afatin e aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2, e cila u dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në koordinim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev).

“Ministria e Ekonomisë në koordinim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor LuxDev, njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme se është shtyrë afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2”, thuhet në njoftim.

Ministria bën të ditur se aplikimi do të mbetet i hapur deri më 9 gusht 2026, në orën 24:00.

“Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 09.08.2026 deri në orën 24:00”, theksohet në njoftim.

Sipas Ministrisë, shtyrja e afatit synon t’u japë bizneseve më shumë kohë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe për të siguruar pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë skemë mbështetëse.

“Ky vendim është marrë me qëllim që t’u ofrohet bizneseve të interesuara kohë shtesë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke mundësuar një pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë skemë mbështetëse”, thuhet më tej.

Ministria ka bërë të ditur se të gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar për aplikim mbeten të pandryshuara, sipas Thirrjes Publike të publikuar më 7 korrik 2026, ndërsa aplikimi vazhdon të bëhet përmes platformës eKosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

Kurti: Dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Në rrethana të tilla s’kemi arsye të takohemi

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Në rrethana të tilla s’kemi arsye të takohemi

Abdixhiku: Nuk patëm dakordim që presidenti të propozohet nga LDK-ja

Abdixhiku: Nuk patëm dakordim që presidenti të propozohet nga LDK-ja

Rama: Faza e dytë e kamerave të sigurisë, më shumë lokacione, radarë në zona kritike

Rama: Faza e dytë e kamerave të sigurisë, më shumë lokacione, radarë në zona kritike

Mustafa: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin

Mustafa: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin

Abdixhiku para takimit me Kurtin: Nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi i Kuvendit

Abdixhiku para takimit me Kurtin: Nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi i Kuvendit

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë “shumë shpejt”, vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë “shumë shpejt”, vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje

Vranësira në disa vende, IHMK paralajmëron erëra të fuqishme dhe breshër

Vranësira në disa vende, IHMK paralajmëron erëra të fuqishme dhe breshër

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Kurti me ftesë të re, Hamza i përgjigjet: Mbesim në opozitë, konstituoje Kuvendin

Kurti me ftesë të re, Hamza i përgjigjet: Mbesim në opozitë, konstituoje Kuvendin

Hoti: Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë

Hoti: Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë

Geci: Vetëvendosje e ka qitë në pazar postin e Kryeparlamentarit që u takon me Kushtetutë, pazarxhitë

Geci: Vetëvendosje e ka qitë në pazar postin e Kryeparlamentarit që u takon me Kushtetutë, pazarxhitë

Ramadani: Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

Ramadani: Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

BE-ja thirrje Kosovës: Formoni institucionet pa vonesa, vendi duhet të ecë drejt integrimit evropian

BE-ja thirrje Kosovës: Formoni institucionet pa vonesa, vendi duhet të ecë drejt integrimit evropian

Trump mohon mungesën e armëve në SHBA dhe thotë se “rrjedhësit” e informacionit po ndjeken

Trump mohon mungesën e armëve në SHBA dhe thotë se “rrjedhësit” e informacionit po ndjeken

Gjini fton Kurtin në debat televiziv: Le ta zgjedhë vetë studion, gazetarin dhe kohën, jo takime private

Gjini fton Kurtin në debat televiziv: Le ta zgjedhë vetë studion, gazetarin dhe kohën, jo takime private