Ministria e Ekonomisë: Kleçka në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme

E publikuar: 13/05/2024 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Ekonomisë ka dhënë detaje lidhur me tërmetin e sotëm, që goditi Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, kjo Ministri bën të ditur se epiqendra e tërmetit të sotëm, Kleçka e Lipjanit, edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.

“Tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material, për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë. Bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.” – thuhet në postimin e Ministrisë së Ekonomisë.