Ministria e Brendshme e NRW: Nuk ka më para për kosovarët e kthyer nga Gjermania

E publikuar: 06/05/2015 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Pagesa e parave të xhepit është një vendim fakultativ dhe jo i detyrueshëm”, thotë një zëdhënës i ministrisë. Tashti, në vend të kësaj pagese, ministria e brendshme e NRW, personave me detyrim kthimi në Kosovë u ofron vetëm fluturimin pa pagesë në rast se ata kthehen vullnetarisht.

 

Ministria e Brendshme e landit Nordrhein-Westfalen tash e tutje nuk do të paguajë më “para të xhepit” për azilkërkuesit që dëbohen nga vendi. Deri më tash ata me rastin e fluturimit kishin marrë nga 50 euro për person. Këto të holla ishin menduar për nevoja të domosdoshme me rastin e kthimit në vendin e prejardhjes, për të telefonuar të afërmit apo për të marrë një taksi. Këtë shërbim e kishin shfrytëzuar para së gjithash refugjatët nga Kosova.

“Pagesa e parave të xhepit është një vendim fakultativ dhe jo i detyrueshëm”, thotë një zëdhënës i ministrisë. Tashti, në vend të kësaj pagese, ministria e brendshme e NRW, personave me detyrim kthimi në Kosovë u ofron vetëm fluturimin pa pagesë në rast se ata kthehen vullnetarisht. Në fluturimin e parë të tillë, që është bërë nga fundi i prillit, 128 veta kanë shfrytëzuar këtë shërbim. Ndërsa në rastet e kthimit me detyrim, refugjatëve vihet një vulë në pasaportë.

Azilkërkuesit kosovarë, me një kuotë të njohjes së azilit prej vetëm 0.2% nuk kanë pothuaj aspak shanse për një procedurë të suksesshme azili.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në këtë vendim sheh barazimin financiar në mes të refugjatëve që kthehen vullnetarisht dhe atyre që dëbohen. “Ne nuk mund t`i trajtojmë më mirë këta të dytët”, ka thënë ai./botapress/