Ministri Veliu priti në takim Këshilltarin politik të Lajçak – diskutohet për marrëveshjet e dialogut të cilat ndërlidhin MPB-në

E publikuar: 02/07/2020 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim z. Umerr Arthur Al-Khatib,  Këshilltarin politik dhe udhëheqësin e zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu në mes të dy shteteve, me theks të veçantë marrëveshjet e dialogut të cilat ndërlidhin Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministri Veliu u zotua se Kosova është e përkushtuar për dialogun dhe se gjitha çështjet që janë në kuadër të MPB-së do të shtyhen dhe avancohen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, marrë parasysh rëndësinë e rrumbullaksimit të këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë.