Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht me hartimin e politikave të cilat janë në dobi të avancimit të sistemit të drejtësisë, raporton infosot.
Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Italisë, në të njëjtën kohë u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tutje veçmas në fusha të veçanta siç është ajo e drejtësisë.
Ambasadori Sardi falënderoi Ministrin Tahiri për përkushtimin e tij dhe vlerësoi lart progresin e arritur në vend, sidomos hapat e ndërmarr në për të fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë.
Ambasadori Sardi, duke vlerësuar lart prioritetet e Ministrit Tahiri, shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.


















