Ministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi: Nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës, japim dorëheqje

E publikuar: 23/01/2024 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, ka treguar për marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Forumi Shqiptar me qeverinë e re në Podgoricë.

Dukaj ka thënë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Mal të Zi është edhe Kosova.

“Ne kemi bërë një marrëveshje që është shumë e qartë, që e ka nënshkruar vetë (lideri i Frontit Demokratik, Andrija) Mandiq, dhe në atë marrëveshje është shumë e qartë e definuar edhe çështja e Kosovës si çështje e mbyllur, e paprekur. Pastaj integrimi në BE, fuqizimi në NATO, pra rruga euroatlantike e plotfuqishme e Malit të Zi”, tha Dukaj në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai tha se shqiptarët do të dalin nga qeveria nëse kjo marrëveshje nuk respektohet nga qeveria e Milojko Spajiq, sidomos për çështjen e Kosovës.