Ministri Sefaj vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

E publikuar: 14/11/2017 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u prit nga drejtori i ANP-së, z. HaldunFiratKokturk, i cili e informoi ministrin Sefaj me punën, të arriturat dhe gjendjen aktuale në ANP, si dhe ia prezantoi projektet e zhvillimit të ardhshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”.
Me këtë rast, gjatë kësaj vizite ministri Sefaj e vizitoi Terminalin e Aeroportit dhe Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror, ku u njoh me rrjedhën e punëve që zhvillohen atje.

Me këtë rast ministri Sefaj vuri në duke përkushtimin e tij dhe të MPB-së që në ANP të vazhdoi tradita e ndjenjës së siguritë të qytetarëve tanë që udhëtojnë përmes këtij aeroporti.
Me këtë rast me udhëheqësit e aeroportit u diskutuan edhe projektet në aeroport dhe për të arriturat e aeroportit, që është një storie e suksesit të Partneritetit Publiko Privat dhe se ky është një shembull i mirë edhe për kompanitë e tjera të huaja që të vijnë të investojnë në vendin Kosovë.
Me këtë rast ministri vlerësoi edhe mekanizmat e kontrollit të cilët i bënë Ministria e Punëve të Brendshme përmes divizionit për Siguri të Aviacionit nga Departamenti për Siguri Publike dhe theksoi se bashkëpunimi i mirë mes MPB-së dhe aeroportit do të vazhdoi edhe në tëardhmen./Infosot/