Ministri Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin austriak

E publikuar: 27/09/2017 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. GernotPfandler.

Fillimisht, ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Punëve Brendshme, shkruan infosot.

Me këtë rast, ai e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen e dhënë sidomos në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë për përkrahë Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.