Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë

E publikuar: 02/10/2017 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile, shkruan infosot.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.