Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin norvegjez në Kosovë

E publikuar: 14/11/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj priti në takim ambasadorineMbretërisë së Norvegjisënë Kosovë, z. PerStrand Sjaastad, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, shkruan infosot.

Në këtë takim, ministri Sefaj e njoftoi për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe për përpjekjet që po bënë

Qeveria e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimin e terrorizmit. Ministri Sefaj po ashtu vuri në dukje raportet me shtetet e BE-së, në veçanti me Norvegjinë,për mbështetjen që duhet t’i japin Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, z. PerStrand Sjaastad, tha se e çmoj angazhimin e MPB-së dhe se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.