
????????????????????????????????????
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, RuairiO’Connell. Në këtë takim ministri dhe ambasadori britanik biseduan për aktualitetin politik nëKosovë dhe angazhimet e përbashkëta mes dy vendeve.
Ministri Sefaj e falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. Ministri Sefaj ritheksoi rëndësinë e partneritetit dhe miqësisëmes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, në procesin e shtetndërtimit dhe në konsolidimin e demokracisë.
Ambasadori RuariO’Connell falënderoi ministrin e Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj për përkushtimin e tij, që institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë janë duke dhënëpër të siguruar një ambient të qetë. Ambasadori O’Connellshprehi gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur agjendënevropiane të Republikës së Kosovës./Infosot/


















