Ministri Sefaj priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë

E publikuar: 24/11/2017 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. AnneHuhtamaki.
Në këtë takim, ministri Sefaj e njoftoi ambasadoren e Finlandës lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë ku u vlerësua se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ambasadorja finlandeze, znjHuhtamaki u shpreh e kënaqur lidhur me të arriturat e deritanishme, duke theksuar gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në veçanti në bashkëpunimin në mes të policive të dy vendeve.