Ministri Reka në takim me Magno kanë biseduar për procesin e integrimit evropian, dhe avancimin e koordinimit të donacioneve nga USAID-it

E publikuar: 10/03/2020 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka gjatë një takimi me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno kanë biseduar për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe avancimin e koordinimit të donacioneve nga kjo organizatë.

Ministri Reka në takim ka shpalosur prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave të menjëhershëm në funksion të avancimit të axhendës euro-atlantike të Kosovës.

Kurse, Magno njoftoi ministrin Reka për planet afatgjatë të angazhimit të USAID në Kosovë dhe njoftoi për strategjinë pesëvjeçare që është finalizuar dhe pritet aprovimi i saj brenda disa muajve.