Ministri Murati tregon se si do të ndahen mjetet nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike

E publikuar: 30/06/2021 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike prej 420 milionë euro, do të ndahet në pesë kategori, raporton Ekonomia Online.

“Kjo pako është e përfshirë në buxhetin e rishikuar, shuma është 420 milionë euro. Në kudër të masave është edhe emetimi i bonove të diasporës, kurse sa i përket masave janë të ndara në pesë kategori, që është me mbështetjen e punësimit, masa e parë ka të bëjë me ata që kanë humbur vendin e punës për t’i kthyer në punë dhe do t’i ndajmë nga 170 euro në muaj për tre muaj.

Synimi është që këtë vit të fillojmë më punësimin masiv te të rinjtë, do të ofrojmë kupon për të rinjtë që janë të interesuar të marrin trajnime të reja. Masa tjetër ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të personave me nevoja të veçanta. Masa tjetër ka të bëjë me ringjalljen e ekonomisë dhe biznesit, do të mbështeten të gjithë prodhuesit deri në 20% të kryegjësë së kredisë, me 20% do të mbështeten edhe bizneset e grave. Masë tjetër janë investimet në Teknologji dhe milionë euro janë të dedikuara për inovacion dhe 3 milionë euro të tjera do të investohen për Parkun Inovativ në Prizren”.