Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati në një konferencë për medie ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen.
Sipas tij, bazuara në ligjet në fuqi, por edhe konventat ndërkombëtarë kompensimin e grevistëve sa janë në grevë do të duhej ta bënin sindikatat.
Ai shton se kjo është praktikë edhe në vendet e tjera të botës. Murtai ka sqaruar se e kanë proceduar Ligjin për Pagat dhe se në shtator i njëjti do të dërgohet në Kuvend, kërkesa kjo e kamotshme e sindikatave.
Madje ai ka thënë se SBAShK-u në pjesë vjetët e fundit në emër të anëtarësisë ka marrë mbi 3 milionë euro, të cilat sipas tij, nuk dihet se ku janë shpenzuar.
“Përderisa e drejta e grevës është e garantuar, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin për aq kohë sa është në grevë, grevistët të paguhen. Këtë shembull e ndjekin edhe shtete e tjera. Sindikata i kompenson për greva. I gjithë stafi që është në grevë nuk do të paguhet, për ditën në grevë i paguan sindikatat”.
“Si Qeveri kemi procedura Ligjin për Paga, e do të procedohet në Kuvend. Janë marrë parasysh vërejtjet e përfaqësuesve të arsimit dhe shumë kërkesa”.
“Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë euro, ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë, ku janë këto mjete”.