Ministri Murati “nxehet” keq me mediat për publikimin e shpenzimeve enorme, i arsyeton me dërgimin e FSK-së në trajnime

E publikuar: 12/08/2024 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpenzimet e udhëtimit zyrtar brenda dhe jashtë Kosovës thuhet të kenë shënuar rritje gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Sipas një publikimi nga FrontOnline thuhet se nga viti 2021 e deri në fund të qershorit 2024, shpenzimet e tilla kanë arritur shumën e përgjithshme prej më shumë se 31 milionë euro.

Sipas raporteve të buxhetit, të përgatitur nga Ministria e Financave, shpenzimet e udhëtimit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024 kanë shkuar në 5.25 milionë euro, apo 12% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili është munduar që të sqarojë këtë situatë duke përfshirë “trajnimet e Forcës së Sigurisë e Mbrojtjes”.

Ai madje mediat i quajti “qepuese” në lansimin e këtij raportimi.

Reagimi i plotë:

Tema e sotme e mediave qepuese qenka dezinformimi me lajme të rreme për shpenzimet për udhëtime jashtë vendit.

Për të njëjtën temë, dhe pikërisht për të njëjtën arsye – plasim i rrenës – mu desh t’i reagoja ditë më parë edhe deputetit Haradinaj.

Në foton e parë e keni nivelin e shpenzimeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit, për të gjitha institucionet – Qeveria, Komunat, Kuvendi, institucionet e pavarura etj.

Në foton e dytë e keni nivelin e shpenzimeve vetëm për Qeverinë. E ku rritja kryesore vjen si rezultat i dërgimit në trajnime të forcave të sigurisë e mbrojtjes.