Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim Zëvendësndihmës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, gjenerallejtënant, Michael Howard.
Me këtë rast, ministri Mehaj ka shprehur kënaqësinë për vizitën e Howard, duke e njoftuar me të arriturat e deritanishme, proceset zhvillimore dhe objektivat për të ardhmen.
Gjeneral Howard me këtë rast ka shprehur vlerësimin e lartë për të arriturat e deritanishme të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, teksa siguroi për mbështetje në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Ministri Mehaj priti në takim Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjenerallejtënant Michael L. Howard
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjenerallejtënant Michael L. Howard me delegacionin e tij.
Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Howard duke e njoftuar me të arriturat e deritashme, proceset zhvillimore dhe objektivat për të ardhmen , gjithnjë me mbështetjen e pazëvendësueshme, bashkëpunimin dhe sinkronizimin e ngushtë me autoritetet politike dhe ushtarake amerikane.
Nga ana e tij, Gjeneral Howard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen.
Ndër të tjera, të dy diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.
“Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global” theksoi në fund Ministri Mehaj.