Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, është parë sot duke hyrë në ndërtesën e re të qeverisë.
Sipas burimeve të ‘Indeksonline’,Mariq është parë rreth orës 11:00 duke hyrë në objektin e ‘Rilindjës’.
Ndryshe, tash e tri javë ‘Lista Serbe’ po i bojkoton institucionet e Kosovës. ‘Srpska’ nuk është pajtuar me miratimin e Ligjit për Trepçën.